U dënua me vdekje ish-presidenti egjiptian, Mohammed Morsi

Sot Myftiu i Madh, figura më e lartë fetare e vendit konfirmoi aktgjykimin rreth ish-presidentit, Mohammed Morsi.

Gjatë muajit maj u mbajt seanca vendimtare për ish-presidentin egjiptian, Mohammed Morsi, me ç’rast gjykatësi kompetent ia shqiptoi dënimin me vdekje. Ky dënim iu shqiptua për shkak të arratisjes masive të të dënuarve nga burgu në vitin 2011. Gjyqtari deklaroi se, Vëllazëria Myslimane e drejtuar nga Morsi bashkëpunoi me lëvizjen palestineze të Hamasit që militantët e saj të futeshin në kufijtë lindorë të Egjiptit dhe të sulmonin burgjet.

Paraprakisht ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm, duke u akuzuar për spiunazh në favor të grupit islamik palestinez të Hamasit, atij libanez të Hezbollahut dhe Iranit.

Ish-presidenti, Morsi humbi pushtetin në korrik të vitit 2013, pas protestave masive të egjiptianëve. Ndërkohë që iu shqiptua dënimi i ri, ai po vuantë dënimin me burg prej 20 vjetë, për urdhërimin e arrestimit dhe torturimit të protestuesve.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Vetem nje korrigjim te vogel, Mursi nuk e humbi pushtetin, por ate ia vodhen “presidenti” i tanishem i grusht shtetit SISI-PISI. Sisin ne perpjekjen e tij me te madhe e ndihmuan SHBA, Izraeli, BE-ja dhe Arabia Saudite.

Back to top button