fbpx

Konferenca përfundimtare e projektit “NEAP”

 

Konferenca përfundimtare e projektit Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive efektive do të mbahet ditën e premte, më 19 qershor 2015, në hotel Arka në Shkup, me fillim në orën 09:30.

Projekti implementohet nga Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Qendrën Maqedonase për Arsim Evropian (QMAE), e financuar nga Bashkimi Evropian përmes programit “Përkrahje për përforcimin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shoqërisë aktive qytetare”.

Për tu regjistruar për pjesmarrje në konferencën, Ju lutemi plotësoni formularin. (formulari për regjistrim është në gjuhën maqedonase)

Projekti „Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive efektive” është projektuar për të forcuar përpjekjet ekzistuese të organizatave të shoqërisë civile, duke ngritur kapacitetet dhe aftësitë e tyre për përdorimin e teknologjive të reja për krijimin e rrjeteve dhe për përfaqësim. Nëpërmjet një vargu të instrumenteve dhe trajnimeve, organizatat lokale të shoqërisë civile do të rritin bashkëpunimin me njëri-tjetrin, me grupet e synuara dhe qytetarët e niveleve më të rëndësishme, si dhe mënyrë vertikale me qeverinë. Këto marrëdhënie të reja çojnë në ndërtimin e një koalicioni, angazhimit publik të përmirësuar dhe mundësi për organizatat qytetare për të ndikuar në hartimin e reformave politike dhe demokratike. Projekti synon katër fushat kryesore të veprimtarisë: strategjitë e ndërtimit me anë të konsultimeve të gjera, ngritjen e kapaciteteve për organizatat e shoqërisë civile, grante të vogla për të mbështetur fushatat specifike dhe ngritjen e një komuniteti të gjerë të përdoruesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button