Shembet rruga në lagjen ”Arbëria” në Prishtinë

Rruga e re, ende e painauguruar, në lagjen e re – Arbëria (ish-Dragodan) në kryeqytet, ku është vendosur edhe një pjesë e administratës komunale, ka “demonstruar” cilësinë menjëherë pas një shiu më serioz, që na gëzoi në këto ditë vjeshte. Ajo është shembur.

Ekspertët edhe më herët kishin paralajmëruar rrezikun për terrenin e rrëshqitshëm të kësaj pjese të Arbërisë, duke tërhequr vërejtjen të mos bëheshin ndërtime të ngutshme, pa e studiuar më mirë fizibilitetin e saj. 

Fatmirsisht është shembur vetëm rruga dhe nuk njoftime për ndonjë lëvizje muresh të shumëkatësheve, që tashmë e kanë mbuluar këtë shpat përballë stacionit hekurudhor
Komuna e Prishtinës, informon qytetarët se sot pas një ndërhyrje pa leje të organit kompetentë, Komunës së Prishtinës, të kompanisë Redoni, ka ndodhur rrëshqitja e dheut, duke bërë kështu që të rrëshqas edhe rruga “Ekrem Rexha” në lagjen Arbëria.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Inspekcionit, ndërhyrja ilegale dhe e pa përgjegjshme e kompanisë Redoni në hapjen e gropës ka ndodh gjatë ditëve të vikendit. Inspekcioni komunal ka bërë menjëherë ndalimin e punimeve dhe e ka obliguar kompaninë që të ndërmarr masat e nevojshme për sigurimin e rrugës, e cila është në ndërtim e sipër.

Komuna, ka urdhëruar kompaninë Redoni që të bëjë sanimit e gjendjes dhe kthimin e gjendjes se mëparshme në rrugë.

Komuna po ashtu, kompanisë në fjalë do i bëjë edhe fletëparaqitje në gjykatë, për mos respektim të ligjeve dhe planeve rregulluese të lagjes.

Komuna e Prishtinës, i thirrje të gjitha kompanive ndërtuese në vend që gjatë kryerjes se detyrave të tyre të jenë të përgjegjshme dhe të respektojmë normat ligjore dhe planet rregulluese.

Lajme të ngjashme

Back to top button