Recension: Ky është beqari më i dëshiruar në Shkup

Ky artikull me asnjë standard nuk është tekst gazetaresk, e as lajm, mirëpo megjithatë meriton t’i bëhet recension për shkak të përmbajtjes dhe kritereve për “beqar më të dëshiruar”, e gjithsesi edhe për shkak të komenteve të lexuesve që janë të revoltuar nga ky shkrim.

Ова е најпосакуваниот ерген во Скопје   ЛибертасLinku deri te artikulli origjinal: Ky është beqari më i dëshiruar në Shkup

Data dhe koha e publikimit: 09.06.2015

Data e recensionit: 14.06.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

“Menaxheri i kafe-restoranit të njohur “Dezhavu”, sipas vajzave është beqari më i dëshiruar në Shkup.”

Kur të lexohet titulli i këtij teksti, çdokush do të dëshironte ta dinte, sipas cilave kritere, Bobi Trajkovski i përmendur, është beqari më i dëshiruar në Maqedoni. Është logjike që pas hyrjes së këtillë të pasojë edhe një anketë e realizuar me rezultate. Mirëpo, një gjë të tillë nuk ka.

“Bobi Trajkovskin asnjëherë nuk mund ta shihni të parregulluar. Kostumet i ka shenjë mbrojtëse, vozit veturë “të çmendur” dhe vishet sipas trendeve botërore. Imazhi i menaxherit serioz dhe i djaloshit gjithmonë të rregulluar ia ka dhënë epitetin e beqarit më të dëshiruar për martesë.”

Në vend të anketës, kostumet dhe vetura “e çmendur” ia kanë dhënë epitetin e këtillë. Kriteret e këtilla shkaktuan reagime të mëdha në mesin e lexuesve. Ata në rrjetin social “Facebook” kanë shkruar komente të tipit “çfarë vlerash promovohen me këtë tekst, nëse ka veturë të mirë dhe është i veshur mirë, vajzat duhet të vrapojnë pas tij dhe ai duhet të jetë beqari më i dëshiruar?”.

Është e qartë se autori i këtij teksti ka dashur që t’i bëjë reklamë menaxherit të “Dezhavu”-së mirëpo ka harruar të theksojë se bëhet fjalë për tekst në favor të marrëdhënieve me publikun. Në qoftë se nuk bëhet fjalë për tekst reklamues, qoftë edhe prej pesë reshtash, ai duhet të përpunohet në mënyrë profesionale gazetareske. Nuk është detyrë e gazetarit që të lavdërojë, por të përcjellë informata.

Lajme të ngjashme

Back to top button