Turnir masiv në futboll i kërçovarëve në Zvicër

Dje Derendingennë afërsi të qytetit të Solothurnit, u mbajt turniri tradicional  familjar në futboll 2015 . Organizator këtij manifestimi të madh tradicional sportiv është kush tjetër pos Shoqata ”Kërçova” në Zvicër, i cila tash e sa vite padyshim është njëra ndër shoqatat më të organizuara në shtetin helvetik. Rasti i djeshëm, që kishte tubuar mbi njëmijë pjesëmarrës, vetëm sa e vërteton këtë konstatim.

Për të përcjell nga afër dhe për të qenë pjesë e bashkëqytetarëve të vet, kësaj radhe ishte edhe kryetari i komunës së Kërçovës, z. Fatmir Dehari , i cili erdhi me një ekip nga administrata komunale prej 7-8 vetash. Kryesisht ekspertë fushash të ndryshme nga administrata komunale, por që kësaj radhe ata ishin në cilësinë e një ekipi futbolli si edhe 23 ekipe të tjera, kryesisht nga Zvicra, por edhe nga Franca- “Kërçova Paris” dhe “Uskana” Gjermani”. Madje i tërë ekipi i administratës komunale , në krye me kryetarin e tyre siç mësuam nga ana e organizatorit erdhën me shpenzime personale. PO ashtu pjesë e këtij turnir ishte  edhe Kushtrim Lika, shqiptari i parë nga Kërçova me licencë gjyqtar futbolli në ligën e parë të Maqedonisë.

Turnir masiv në futboll i kërçovasëve në Zvicër
Turnir masiv në futboll i kërçovasëve në Zvicër

Shikuar nga pozita e një kroniku prej vitesh në Zvicër, mund të konstatoj se ky nuk ishte një turnir i zakonshëm futbolli, por një tubim masiv i bashkatdhetarëve të të gjitha moshave nga komuna e Kërçovës dhe miqve të tyre. Aty luhej jo vetëm futboll, por edhe valëzoheshin vallet e bukura kërçovare nga vajzat dhe djemtë e veshur me kostume kombëtare, burimore kërçovare. Grupi i valltarëve të Shoqatës artistike “Kërçova” në Zvicër, krijoi vërtetë një atmosferë shumë impozante në fushë me lojën e bukur përplot ngjara e koloritet, gjë që këtë e bënin edhe më të fuqishme tingujt e muzikës nga vendlindja.  Vërtetë, këtu për disa orë, krijohej bindja se nuk je në kurbet, por në një log  fshati kërçovar, ku luheshin lojëra tradicionale. Paralelisht vallëzohej e këndohej dhe çmallej mërgimtari. Ndërsa gratë kishin gatuar e sjellë ushqime të shumta nga kuzhina e pasur e vendlindjes.

Atmosferën me të përafërt e bëri, si edhe herëve të tjera, e bënte prania e kryetarit të komunës zotëri, Fatmir Dehari, me ekip, i cili për ndryshim nga herët tjera nuk ishte i veshur me kat e kravatë, por thjesht si sportist, me dresë futbolli si edhe dhjetëra e dhjetëra lojtarë të tjerë në fushë. Edhe përshëndetje dhe prezantimi i ishte pak më ndryshe. Kësaj radhe kryetari Dehari pranoi se kishte humbë në fushë, duke potencuar se: “mërgimtarët janë ata që gjithnjë dalin fitimtarë!”, dhe se ky është edhe një plus me shumë për avancimi e tyre në kushtet e kurbetit. Ndaj edhe me këtë rast, të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve në turnir, u uroi jo vetëm sukses në garë, por edhe në afrimin dhe njohjen me njëri tjetrin.

Përshëndeti edhe zonja  Shukrije Ramadani , drejtuese e Qendrës së Kulturës së Kosovës në Cyrih, e cila tha se admiron këtë masë të organizuar mërgimtarësh që me kaq zell e dashuri i ruan e kultivon doket e të parëve në vend të huaj, siç është Zvicra, por një vend që të gjitha kulturave u jep mundësi të barabarta zhvillimi. Ndaj edhe këtë mundësi duhet edhe më tej shfrytëzuar.

Shoqata “Kërçova” zakonisht mban edhe një tubim masiv vjetor tradicional dhe është ndër shoqatat më të organizuara shqiptare në Zvicër. Shumë bashkatdhetarë nga Kërçova sot në Zvicër shquhen si në shkollim ashtu edhe në fushën e bizneseve, të kulturës e sportit, siç u pa edhe në këtë manifestim më shumë se sportiv. Në këtë turne përveç ekipeve të paraqitura për lojë kishte edhe hapësirë të mjaftueshme edhe për fëmijët e vegjël që të luajnë dhe të argëtohen.

Me këtë rast u shpallen edhe rezultatet e këtij turniri: Vendi i parë Garana 1, vendi i dytë –Shitova dh vendi i tretë Shoqata humanitare “Cervica” . ndërsa nga radhët e individëve: golashënuesi 2015- Mazllam Nebiu, portieri 2015- Alind Spahiu dhe fearpley – Shoqata humanitare “Cervica”. Shoqata ndau edhe një dhuratë për veteranin, Qemal Limani.

Sipas organizatorit për këtë turnir kanë pas ftesë  edhe kryetarët e dy klubeve nga Kërçova, Lulzim Mehmedi dhe i Klubit “Zajazi”, Bujar Ahmedi, por që nuk kanë mund të vijnë për shkak të agjendës së ngarkuar.

Turnir masiv në futboll i kërçovasëve në Zvicër
Turnir masiv në futboll i kërçovasëve në Zvicër

Lajme të ngjashme

Back to top button