Gazetari gjerman: BE-ja nuk e merr seriozisht gjendjen e Maqedonisë

Problemi i BE-së është se nuk e kupton seriozisht gjendjen e Maqedonisë, tha në intervistë me DW Horbert Mapes-Nidik, gazetari gjerman i cili i ndjek gjatë-kohë raportet në Ballkan.

DW: Maqedonia është në krizë të thellë që zgjat disa muaj. Pa marrëveshje politike, në ndërkohë dështoi edhe përpjekja e BE-së për ta ndërmjetësuar krizën. Në një tekst para një kohe thatë se BE e ka humbur ndikimin në vend. A është dështimi i bisedimeve indikator i kësaj?

Nidik: Situata mbetet e pandryshuar. BE nuk ka çfarë të ofrojë – në krahasim me vitin 2001 ku Maqedonia ishte shteti i parë i cili lidhi marrëveshje për stabilizim dhe asocim. Çdo hap i ardhëm kërkon aprovimin e Athinës, që është më e paarritshme se më herët. Dhe vetë e dini se si është gjendja. Të njëjtën ditë kur negociatat për krizën në Maqedoni mbaruan të pasuksesshme, ky lajm u vu në plan të dytë për shkak të përplasjes mes Athinës dhe Brukselit. Shtetet e fuqishme të BE-së asnjëherë nuk kanë tentuar ti bëjnë shtypje Greqisë që ta largojë bllokadën. Në situatën aktuale ajo është e pamundshme. Përveç që s’ka çka të ofrojë, BE as nuk ka me çka të kërcënohet. E vetmja gjë që mund të bëjë është ti tërheq bisedimet për anëtarësim. Në tërësi, pozita e negocimit e BE-së nuk mund të jetë më keq.

DW: Komisari Han shprehu dëshpërim prej rezultateve të zgjedhjeve dhe e akuzoi një politikan të paidentifikuar për dështimin. A ishte ai reagim i drejtë për dështimin?

Nidik: As unë nuk e di kë donte ta fajëson Han. Ditët para takimit më së shpeshti Han dhe Zaev kishim mosmarrëveshje. Por mos harroni se Han mund ta përfaqëson vetëm komisionin, e jo Këshillin e BE-së. Mbetet te këshilli, apo te shtetet anëtare udhëheqëse të tij, që të përfshihen. Në nivelin e komisionit, pozita e negocimit është ashtu siç e përshkruajta më lart. Por, shtetet anëtare të fuqishme janë padyshim në pozitë më të fuqishme kur bëhet fjalë për presionin e Shkupit. Han vetëm e shprehu pa-ndihmësinë e tij. E vetmja gjë që mund ta bëjë ai është të ndërmjetësojë dhe të shpreson për mrekulli.

DW: Ç’ka sipas ju duhet të jetë roli i BE-së në këtë krizë?

Nidik: BE duhet të jetë më aktive, sidomos Gjermania, Franca, Britania, dhe Italia. E gjithë politika e zgjerimit është sjellë në dyshim. Derisa ndërhyrja është e pasuksesshme në Maqedoni, do të ndodh e njëjta me shtete të tjera. Përderisa aderimi në BE bllokohet ose zgjat shumë, do të gjendemi në “mes” situatë të rrezikshme, në “sikur se” konstante. Qeveritë në vende si Maqedonia, Shqipëria, Sërbia, Mali i Zi, Kosova do të sillen “sikur se” duan t’i bashkëngjiten Unionit, derisa BE do të vepron “sikur se” don të zgjerohet.

E dyta, BE e sakrifikon demokracinë për stabilizimin në Kosovë, e jo në Maqedoni. Problemi është në pakujdesinë. Ata nuk do të fitojnë stabilitet përderisa dështojnë në Maqedoni. Edhe ata që dinë diçka për Ballkanin,e dinë këtë shumë mirë. Jo. Problemi është se ata nuk e kuptojnë mjaftueshëm situatën e Maqedonisë. Përndryshe nuk do ia kishin lënë problemin një komesari.

Lajme të ngjashme

Back to top button