fbpx

Lëvizja për Reforma: Thyhet parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në institucione

Lëvizja për reforma në PDSH nëpërmjet një konference për shtyp ka reaguar lidhur me punësimin e mjekëve në ish spitalin Ushtarak në Shkup ku nuk ka asnjë shqiptarë.

“Kësaj here, radha i erdhi spitalit të Shkupit të bëjë punsime një-nacionale, nga 106 mjekë të punësuar, nuk ka asnjë shqiptar mes tyre.

Me këtë akt, edhe njëherë u shkel parimi për përfaqësimin e drejtë institucional të shqiptarëve. Përkujtojmë që përfaqësimi i drejtë dhe institucional i shqiptarëve është kategori Kushtetuese.

Ndërkaq, BDI duke u bërë pre e bizneseve të disa individëve,nuk i intereson më as për thyerjet apo shkeljet e kategorive kushtetuese ku dëmtohen shqiptarët. Legjitimiteti i humbur i BDI-së, reflektohet edhe me lënien të papunë të qindra mjekëve shqiptar.

Nuk e kemi të qartë, si është e mundur që dy politikanë shqiptarë (tashmë me legjitimitet të humbur) të vazhdojnë të mbështesin këtë qeveri, duke mos menduar për pasojat të cilat I shkaktojnë popullit të vet.

Lëvizja për Reforma në PDSH sapo të merr legjitimitetin, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat – institucional nuk e sheh si proces me dekada, por bashkë me ndryshimet kushtetuese do të vëndojmë kusht që përpara se të arrihet marrëveshja për qeverisje me Plan Aksional të arrihet kuota 25% tani dhe në këtë moment”, deklaroi Elmir Sejfullai – zëdhënës LR PDSH

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close