Lojtarë të ri politik për të thyer monotoninë

Konkurrenca bardh e zi është e zbehtë dhe duhet të ndryshohet. Sipas analistëve, janë të nevojshme parti të reja, por edhe programe që do ti shtyjnë njerëzit të votojnë.

Vlladimir Lazareviq nga “Ka ardhmëri” theksoi se për Maqedoninë është e rëndësishme që të ketë subjekte të reja politike për të thyer monotoninë në skenën politike. Kjo do të ju mundësojë qytetarëve të kenë parti të reja që do të sjellin freski të vërtetë në politikë, deklaroi Lazareviq.

“Ne jemi të gatshëm në të dy frontet, në bazë vendore ku ritet numri i përkrahësve dhe anëtarëve të cilët kërkojnë nga ne formim të partisë dhe aktivitete të përforcuara nëpërmjet kontakteve direkte më ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, me qëllim që të aktualizojmë nevojën për subjekte të reja politike”, deklaroi Lazareviq, transmeton REL.

Analistja politike Sonja Stojadinoviq nga ana tjetër deklaroi që në Maqedoni është e nevojshme që të ketë parti të reja edhe në bllokun politik maqedonas edhe në atë shqiptarë.

Sipas profesorit Nazmi Maliqi partitë e reja politike në Maqedoni janë shans për tu pasuruar oferta opozitare në bllokun politik shqiptarë. Sipas Maliqit, përveç partive të reja të nevojshme janë edhe programe që do të jenë shtytës që njerëzit të dalin dhe të votojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button