fbpx

Mrekullia e medicinës: Gruaja që për herë të parë voziti biçikletë me dorën artificiale

Nicky Ashwell, 29, nga Londra tani mund të kryejë detyra të përditshme për herë të parë me dorën artificiale elektromekanike (bionike) të krijuar nga ekspertët e prostetikës të kompanisë Steeper, shkruan The Guardian , transmeton Portalb.  Ajo tani ka dy duar funksionale dhe janë gjërat e vogla që atë e kënaqin më së shumti, si për shembull kur mban çantën e saj në njërën dorë dhe me tjetrën mban për dore të dashurin e saj. Ashwell, e lindur pa dorën e djathtë, para kësaj ka përdorur dorë prostetike të cilën nuk ka mundur ta lëvizë.

Dora bionike

Tani ajo është pajisur me një dorë të re anatomike të krijuar nga ekspertët e Steeper, që kompania e përshkruan si përparim madhështor bionik që përdor teknologji që mundëson “saktësi dhe lëvizje të pakrahasueshme”.

Dora, e cila peshon sa një çokolatë, ka proporcione të vogla të dizajnuara specifikisht për gra dhe tinejxherë dhe është bazuar në strukturë skeletike të kujdesshme me komponente të minimizuara të dizajnuara që të sigurojnë lëvizjet më të natyrshme të mundshme.

Dorë bionike në përdorim

Ashwell tani ka filluar të mësohet me faktin se është në gjendje të kryejë aktivitete të përditshme, siç është përdorimi i takëmit të ngrënies dhe hapjen e çantës, gjëra këto të cilat shumica e njerëzve as që i vërejnë.

“Kur fillova ta përdor dorën bionike, ishte një ndjenjë shumë e çuditshme dhe e mrekullueshme. Menjëherë më hapi shumë mundësi të reja.”

Dorë bionike në përdorim

“E kuptova se isha duke e vështirësuar jetën time kur s’kishte nevojë ta bëj atë.”

“Lëvizjet tani janë shumë më të lehta dhe duken të natyrshme. Tani mund të bëj gjëra që asnjëherë s’kam mundur t’i bëj, si për shembull të vozis biçikletë dhe të ngre pesha.” – thotë Ashwell

Fëmijë me dorë bionike

Ajo u pajis me dorën bionike në Qendrën Prostetike në Londër.

Ted Varley, drejtori teknik në Steeper, tha “Në të ardhmen shohim se ka prirje që teknologjia të zhvillohet ende më shumë. Steeper ka përqafuar këtë dhe ka krijuar dorë më të vogël me teknologji të përparuar që u përshtatet grave dhe tinejxherëve.”

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close