Shtëpi shtetërore vetëm në komunat maqedonase

Studeniçani, Saraji dhe Çairi nuk kanë konkurruar ne shpalljen e fundit publike për ndërtimin e shtëpive sociale, të hapur nga Shoqëria aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste me rëndësi për Republikën e Maqedonisë, shkruan Koha.

Ketë lajm e konfirmojnë nga zyra e drejtorit të SHAEBA-së, Cvetko Grozdanov, në të cilin thuhet së në afatin e paraparë për paraqitjen e dokumentacioneve, vetëm 10 komuna kanë dorëzuar dokumentacionin e duhur.

”Në bazë të dokumentacionit të pranuar, qeveria ka vendosur që në fazën e parë të realizimit të projektit të fillojnë ndërtimet në Komunën e Gjorce Petrovit, Butelit dhe Komunën e Ilindenit”, thonë nga zyra e drejtorit të SHAEBA, të cilët nuk japin informacione shtesë se vallë a parashihet të ndërtohen shtëpi sociale në ndonjë komunë shqiptare në territorin e RM-së, po vetëm përgjigjen se ndërtime të tilla do të ndërtohen në të gjithë komunat, pas saktësuar së në cilat.

Sipas drejtori Grozdanovski, kriteret cilat duhet të plotësohen për ndërtimin e shtëpive sociale për familjen me nevoja të veçanta janë, dokumentacioni i kompletuar me parcela të pastra nga kadastra, të cilët duhet të jenë në pajtimin me Planet Detale Urbanistike momentale dhe dëshira e kryetarëve të komunave për ndarjen e lokacioneve dhe tokës e cila është nën kompetencat e tyre për zgjidhjen e këtij problemi të madh.

” Sipas vendimit të Qeverisë së RM-së, të gjitha komunat janë të obliguara dhe të thirrura, që të propozojnë parcela për ndërtimin e shtëpive individuale dedikuar kategorive sociale në shoqëri. Projekti do të realizohet ne faza, varësisht prej dokumentacionit që do ta dorëzojnë komuna. Për momentin zhvillohet procedura për përgatitjen e dokumentacionit të projektit”, thotë drejtori Cvetko Grozdanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button