Tunizi, treni aksidentohet me kamionin, 13 të vdekur

Si pasojë e përplasjes së trenit me një kamion në rajonin Zavgan të Tunizisë sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën 13 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Organizatës së Mbrojtjes Civile, El-Menci el-Kadi, në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency tha se “në rajonin Zavgan në veri të vendit treni u përplas me një kamion. Sipas të dhënave paraprake në aksident kanë humbur jetën 13 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë”.

Kadi, ka theksuar gjithashtu se në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i ambulancave, ndërsa në lidhje me shkaqet e aksidentit nuk ka informacione të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button