15 shqiptarë të arrestuar me drogë në Itali

Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i trafikimit të lëndëve narkotike. 13.5 kilogramë heroinë u sekuestruan gjatë operacionit antidrogë, ndërkohë që u arrestuan 20 persona, mes tyre 15 shqiptarë dhe të tjerët italianë.

Policia e Barit njoftoi goditjen e një bande italo-shqiptare të trafikut të drogës, që vepronte në zonën e Altamurës, por që e kishte shtrirë aktivitetin e saj edhe në Pulja, Toskana dhe Abruzo.

Gjatë hetimeve u zbulua një laborator i përpunimit të lëndëve narkotike në Altamura, ku kryhej përgatitja dhe paketimi i drogës.

Raporton se, gjatë aksionit u arrestuan 15 shqiptarë dhe 5 italianë, si dhe u sekuestrua një sasi heroine prej 13.5 kg, vlera e së cilës arrin në 1 milion euro. Veç të arrestuarve gjatë operacionit të quajtur “Vrima”, 18 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve, ndërkohë që bëhet me dije se po bashkëpunon edhe policia shqiptare për hetime të mëtejshme,transmeton Shekulli.al

Lajme të ngjashme

Back to top button