Kush janë më të prirur për të krijuar shtrembërime të shtyllës kurrizore?

Më të prirur janë fëmijët deri në moshën 18-20 vjeç, kur edhe arrihet pjekuria kockore. Më vonë ndryshimet në strukturën kockore janë më të ngadalta edhe më të vështira.

Më shumë preket gjinia femërore sesa ajo mashkullore nga mosha 10-13 vjeç nga skolioza. Femrat janë gati 10 herë më të rrezikuara sesa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj. Kjo për shkak se ato arrijnë një zhvillim më të shpejtë edhe më të hershëm sesa meshkujt.

Fëmijët, të cilët nuk kanë pasur lindje normale ose kanë pasur lindje parakohe.

Fëmijët që kanë lindur me patologji të ndryshme, të cilat shfaqen në shtyllën kurrizore. Ata që kanë lindur me luksacion koksofemoral, ata që kanë lindur me probleme muskulore. Fëmijët që kanë asimetri në gjymtyrë./Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Back to top button