Nikoliq: Vizita në Bosnjë u shty që individë të caktuar të fitojnë pikë politike

Zyra për media e Presidentiti të Serbisë, Tomislav Nikoliq, përmes një deklarate ka thënë se Serbia ëshë e përkushtuar për bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore me vendet e regjionit.

“Fatkeqësisht, në vend se të eliminohen tensionet në regjion përmes bisedimeve, ne morëm një kërkesë për ta shtyrë vizitën, në mënyrë që individë të caktuar ultranacionalistë të fitojnë pikë politike”, thuhet në deklaratë.

Por, për Serbinë kërkesa e zyrtarit në presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, për ta shtyrë vizitën e Presidentit Nikoliq, nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe nuk do të ndryshojë qëllimet e mira të Serbisë ndaj të gjithë qytetarëve të këtij vendi, transmeton Indeksonline.

Më tej, deklarata thotë se Nikoliq është i gatshëm t’a kushtoj një vizitë zyrtare Bosnjës kurdoherë që tre anëtarët e presidencës në Bosnjë janë të gatshëm dhe kanë unitet për ta pritur presidentin serb. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button