Recension: Kaos te opozita: Zaevi i demantoi mediat e Sorosit

Ky artikull, i cili pretendon të jetë tekst, nuk mund të jetë i tillë edhe atë për një arsye të vetme. Ky është koment i cili nuk është i shënuar si i tillë. Me këtë rast, nuk ka asnjë të vërtetë në atë që është shkruar. Nga ajo që është jopërmbajtësor, shihet se kjo është ndonjë porosi që është dashur patjetër të publikohet, pa menduar shumë e shumë.

recenzija Zaev mediumiLinku deri te artikulli origjinal: Kaos te opozita: Zaevi i demantoi mediat e Sorosit

Data dhe koha e publikimit: 11.06.2015, 07:55

Data e recensionit: 12.06.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

“Gjithë pasditen, mediat e financuara nga Sorosi thonin se sot në Bruksel është pranuar qeveria teknike e cila do t’i përgatiste zgjedhjet dhe se është diskutuar për kohëzgjatjen e funksionimit të saj.”

Ky është paragrafi i parë i tekstit, dhe gjithsesi nuk është i vërtetë. Në fakt, mediat thonin (e kjo shihet edhe nga fotogaria nga print-screen-i që është vendosur në tekst) se në tavoilinë ka рropozim për qeveri teknike. Askund nuk përmendet se është pranuar qeveria e tillë.

Në tekstin që është marrë për “analizë” thuhet:

“Sipas një burimi diplomatik që i ndjek negociatat në Bruksel, në tavolinë është propozimi për qeveri teknike dhe tërheqje të Nikolla Gruevskit nga pozita e kryeministrit tre muaj para prillit të vitit 2016, koha për kur është arritur marrëveshje që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.”

Domethënë, askund nuk shkruan se është pranuar qeveria teknike, por se propozimi gjendet në tavolinë.

Pastaj bëhet zëvendësimi i tezave dhe thuhet se Zaevi vetë e ka hedhur poshtë këtë tezë me deklaratën e tij se nuk pranon qeveri me Gruevskin në të. Me këtë edhe më tej mbetet e paqartë se si deklarata e Zaevit i demanton mediat? Në tekst thuhet se burimet janë diplomatike. Kjo nuk ka lidhje me atë që e ka thënë Zaevi më vonë. Mediat në mënyrë të pavarur plasojnë informata dhe ato nuk është e thënë të përputhen me deklarata e politikanëve. Që paradoksi të jetë më i madh, teksti thotë se gazetarët “e Sorosit” plasojnë të pavërteta.

Ky është edhe një nga seria e teksteve që kanë vetëm një qëllim – të nënçmohet kundërshtati pa menduar gjatë kësaj për “viktimat”.

Lajme të ngjashme

Back to top button