Propozim-Ligji për emigrantët kalon në qeveri

Ndryshimet dhe plotësimet për Ligjin për emigrantë dje kanë marrë përkrahje nga Qeveria, por pritet që të hënën të vendosen në rend të ditës në Kuvend, ku do të caktohet seanca e parë plenare.

Ndryshimet ligjore parashikojnë që në hyrje të shtetit emigrantët të munden të paraqiten në polici dhe me këtë të fitojnë periudhë kohore prej 72 orësh për qarkullim të lirë në vend, kohë gjatë të cilës ose do të kërkojnë azil ose do ta lëshojnë vendin.

Kjo do të thotë se ata do të munden edhe ta shfrytëzojnë transportin publik, dhe nuk do të duhen të ecin qindra kilometra, të humbin jetën në hekurudha, ndërsa do të jenë më të sigurt edhe nga grupet kriminale.

Lajme të ngjashme

Back to top button