Grupi punues vonohet me implementimin e rekomandimeve

Grupi i punës për implementimin e rekomandimeve të Komisionit hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit, deri më sot është dashur që në seancë plenarë të fut dy rekomandimet kryesore,  procedura për sjelljen e Buxhetit dhe për ndryshimet e rregullores parlamentare, pasi kanë rëndësi të veçantë në marrjen e notës pozitive nga Komisioni Evropian në Raportin e vjeshtës. 

Grupi punues për  implementimin e rekomandimeve të komisionit ad-hok, nuk do të takohet deri ditën e enjte dhe kjo mund të shkaktojë vonesa dhe vlerësime negative në raportin e Komisionit evropian për Maqedoninë.

Akoma nuk është e qartë nëse Grupi i punës do të ketë mundësi të arrijë trenin e fundit, për të vendosur në seancë plenare miratimin e dy rekomandimeve më prioritete dhe t’i mundësojnë KE-së që të mendohet për t’i dhënë notë pozitive Maqedonisë në këtë sferë.

Lajme të ngjashme

Back to top button