Zaev: Ahmeti u kërcënua në Bruksel së do të lëshojë qeverinë

Lideri i LSDM-së, duke sqaruar rreth disa detajeve nga takimi në Bruksel, ka deklaruar se kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti është kërcënuar se do të dalë nga qeveria nëse nuk arrihet marrëveshje mes liderëve politik.

“Ja u kthyem nga Brukseli ndërsa BDI ende nuk e ka ndërmend që të dalë nga qeveria, prandaj do t’i kushtoj pak më shumë vëmendje që t’i detyrojë që të dalin nga qeveria”, ka deklaruar zaev.

Zaev e konsideron këtë lojë dhe një përgatitje nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së me cka do të detyrohet Gruevski që të shkojë në zgjedhje të parakohshme

“Nuk do të mund të ketë kurrfarë zgjedhjesh, kush e di sa të deklarojnë ata. Le të sigurohen kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike. Deri sa është Gruevski kryeministër dhe nuk pastrohet i gjithë sistemi nga nënshtrimi partiak, nuk ka gjasa për zgjedhje”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button