Gostivar, u mbajt manifestimi kulturor “Gostivar Future Music Festival”

Në organizim të Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit, për të dytin vit me radhë u realizua manifestimi kulturor “ Gostivar Future Music Festival”.

Sefer Selimi, koordinator i Këshillit Rinor, deklaroi se qëllimi i organizimi të këtij manifestimi është promovimi dhe mbështetja e talenteve të rinj të qytetit, pa marrë para sysh etnitetin apo regjionin.

Në qytetin e Gostivarit u mbajt manifestimi kulturor “ Gostivar Future Music Festival” (3)

Selimi theksoi se manifestimi pretendohet të shndërrohet në manifestim të përvitshëm dhe tradicional, ndërkohë që u promovua edhe video klipi i këngës  së kënduar në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe turqisht “From Gostivar with Love”, një këngë e përgatitur dhe interpretuar nga solistët e rinj gostivaras.

“Video klipi i këngës për pos që jep mesazhin e paqjes dhe bashkëjetesës mes popujve, po ashtu promovon edhe vlerat kulturore dhe historike të qytetit”, tha Selimi.

Në qytetin e Gostivarit u mbajt manifestimi kulturor “ Gostivar Future Music Festival” (4)

Në sheshin e qytetit, për katër orë me radhë qytetarët dhe veçanërisht gjeneratat e reja patën rastin të shikojnë dhe dëgjojnë performanca të shumta të parapara në program.

Adis Ismaili, drejtori artistik i manifestimit “Gostivar Future Music Festival”, njoftoi se gjatë mbrëmjes performuan 12 artistë të qytetit të Gostivarit dhe kënduan në gjuhën e tyre amtare. U dëgjuan këngë në gjuhën Shqipe, maqedonase dhe turke por nuk munguan edhe këngët në gjuhën angleze.

Në qytetin e Gostivarit u mbajt manifestimi kulturor “ Gostivar Future Music Festival” (6)

Në skenë performuan solistët: Mia Morina, Sarita Selmani, Nick Veljanoski, Ebrar Mazhar, DaLee, Beti Јovanoska, Shadan Baki, Pero Pandiloski, Murat Qamili, Jordan Jamzz Ivanovski si dhe DJ Chronik, DJ Dark Child, dhe DJ Nokaut.

Ky manifestim, ashtu si vitin e kaluar u mbështet financiarisht nga Komuna e Gostivarit.

Në qytetin e Gostivarit u mbajt manifestimi kulturor “ Gostivar Future Music Festival” (14)

Lajme të ngjashme

Back to top button