Në Çarshinë e vjetër po mbahet Bazari Ballkanik i artizanateve vendase

Në Çarshinë e vjetër, nën përkrahjen e Komunës së Çairit, dje dhe sot po mbahet Bazari Ballkanik i artizanateve vendase i titulluar “Ditët e kulturës dhe zejtarisë në Ballkan në Shkup”.

Këtë ngjarje për tubimin e artizanëve nga Ballkani në Shkup e filluan vetë zejtarët, kreatorët, artistët e zanateve të tyre gjegjësisht anëtarët e “Zur Arti Kraft Maqedoni”. Objektivat e kësaj shoqate janë unifikimi, zhvillimi dhe afirmimi më i mirë i potencialit artistik dhe krijues i zejtarëve, si edhe promovimi i vlerave kulturore dhe multi-etnike tradicionale.

Këta njerëz janë zejtarë të provuar që të krijojnë bazament për përforcim dhe promovim të zejtarisë dhe do të mundësojnë këtë lëmi ta përforcojnë dhe promovojnë si lëmi e cila ofron mundësi për gjeneratat e reja.

Në këtë bazar me punimet e tyre do të shfaqen artistë Kosova, Shqipëria, Turqia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, mysafirë nga Gjermania që me krijimet e tyre unike e kanë pasuruar këtë ngjarje.

Lajme të ngjashme

Back to top button