Shilegov: Edhe LSDM është për zgjedhje, por për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Petre Shilegov, zëdhënësi i LSDM-së, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se “bombat” do të vazhdojnë ndërsa së shpejti do të publikohen bombat shumë të pritura për BDI-në dhe “Monstrën” dhe ngjashëm. Shilegov shtoi se bisedat në suazat e projektit “E vërteta për Maqedoninë” do të publikohen sepse është premtuar para qytetarëve të vendit.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski, se në VMRO DPMNE janë të gatshëm për zgjedhje, Shilegov tha se edhe LSDM është e gatshme për zgjedhje, por në kushte korrekte dhe demokratike.

“Ne jemi të gatshëm, por ato duhet të jenë korrekte dhe demokratike e jo siç i ka paramenduar Gruevski”, tha Shilegov.

Sonte LSDM pritet të mbajë Këshillin ekzekutiv i cili, siç tha Shilegov, është pjesë e aktivitete të rregullta të partisë.

Në këtë këshillë do të diskutohet për negociatat dhe tejkalimin e krizës politike në shtet.

Lajme të ngjashme

Back to top button