VMRO mbrëmë vonë mbajti mbledhje: Ndryshime në Komitetin ekzekutiv të partisë

Mbrëmë, në hotelin elitar “Ineks Gorica” në vendin ku gjenden vilat e udhëheqësve të shtetit, seancë disa- orësh mbajti Komiteti qendror i VMRO DPMNE-së.

Ishte paralajmëruar se organi më i lartë partiak i partisë së VMRO DPMNE analizon gjendjen aktuale në vend, në këtë kontekst edhe çështjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që duhet të mbahen në prill të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu, ishte paralajmëruar të miratohen konkluzione konkrete dhe drejtime se si partia do të lëviz në periudhën në vijim lidhur me këto çështje si dhe marrëveshjen e 2 qershorit.

Para fillimit të seancës të KQ të VMRO DPMNE-së, në deklaratë për mediumet, drejtori i Qendrës për komunikime të partisë, Ilija Dimoski vëmendjen e zhvendosi tek LSDM, duke akuzuar se sërish i ndryshon qëndrimet dhe se krerët e tyre tentojnë të gjejnë mënyrë si të veprojnë që të anulohet marrëveshja e arritur më 2 qershor.

Dimoski tha se VMRO DPMNE është e gatshme për zgjedhje, siç është arritur marrëveshja në Przhino të Shkupit, por se LSDM bën çmos që mos të ketë zgjedhje, duke akuzuar opozitën se është gjenerator i krizës.

“Meta” megjithatë nga burime të partisë, mëson se nuk është biseduar vetëm për partisë konkurruese, e cila përjetohet si kundërshtare, por edhe për dobësi të brendshme, prej ku janë paraqitur edhe konkluzione konkrete. Për shembull, nga KQ i partisë, është ndërruar kryetari aktual i Ohrit, Nikolla Bakraçeski. Siç mësojmë, kryeministri dhe lideri partiak nuk ka qenë i kënaqur nga prezenca e qytetarëve dhe aktivitetet e tij të djeshme në Ohër.

“Meta” mëson se nga anëtarësia e KE të VMRO DPMNE është ndërruar Blagoja Despotoski, ish kryetari i komunës së Kërçovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button