Mot me diell

­ Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare përkohësisht në disa vende e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.

Nga fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave me kushte për bubullima afatshkurtëra dhe të rralla. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri 36 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare.

Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, ndërsa nga fundit i ditës do të ketë rritje të vranësirave. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë deri rreth 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Të mërkurën do të ketë jostabilitet më intensiv në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima dhe erë të përforcuar posaçërisht në orët e pasditës.

Të enjten do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa temperatura ditore do të ulet për rreth 7 deri 10 gradë në krahasim me temperaturat e sotme.

Lajme të ngjashme

Back to top button