Ish-ambasadori i Vatikanit akuzohet për abuzim seksual të fëmijëve

Ish-ambasadori i Vatikanit në Republikën Domenikane, Jozef Wesolowski akuzohet për abuzim seksual me fëmijë dhe pornografi të fëmijëve. Wesolowski, për shkak të akuzave, muajin e ardhshëm do të dalë para gjykatës së Vatikanit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Nga Vatikani sot kanë deklaruar i akuzuari do të sillet në gjykatë më 11 korrik, duke u bërë zyrtari i parë i lartë i Vatikanit i akuzuar për abuzim seksual.

Selia e Shenjtë kujtoi se Wesolowski në 2013 në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo thuhet se ka paguar një fëmijë për shërbime seksuale. Pas këtyre zërave, ai u vu në arrest shtëpie në Vatikan deri në vendimin përfundimtar të gjykatës penale rreth aktakuzës.

Nga Gjykata më 6 qershor, kanë kërkuar nga prokurorët e shtetit të Vatikanit që të sillen para gjykatës shtetërore.

Wesolowski, i cili është polak, ishte ambasadori i Selisë së Shenjtë dhe përfaqësues i drejtpërdrejtë i Papës. Ish- Nunci Apostolik, kryepeshkopi Wesolowski u përjashtua nga shërbimi kishtarë, ndërsa në qoftë se dëshmohet faji, ai mund të dënohet me burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button