Harrojeni PIN-in katër shifror, së shpejti do të përdorni Emoji (Video)

PIN-i me katër shifra përdoret zakonisht për të ndaluar qasjen në llogaritë, por ka një problem të madh, ai është i limituar në përdorimin e numrave nga 0-9. Një kompani britanike ka gjetur një zgjidhje më të mirë: PIN të bazuar tek emojit.

Sistemi “Emoji Passcode” mund të përdoret për të siguruar llogaritë me simbole. Këto jo vetëm që mbahen mend më lehtë se alternativat e bazuar tek numrat, por janë gjithashtu më të sigurt. Njerëzit kanë mundësi të zgjedhin mes 44 emojive. Ekspertët e kujtesës thonë se njerëzit mund t’i mbajnë mend më mirë imazhet.

“Ne kemi shfrytëzuar të dhëna nga të rinjtë kur zhvilluam këtë teknologji. Është e dukshme se gjenerata e të rinjve po komunikon me mënyra të reja. Kërkimet tona tregojnë se 64% e të rinjve komunikojnë zakonisht vetëm duke përdorur emojit. Kështu vendosëm të ndryshojmë fjalëkalimet për gjeneratën e re duke zhvilluar teknologjinë e parë në botë të sigurisë me emoji,” deklaroi David Webber, drejtor menaxhimi i “Intelligent Environments”. /krokodili.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button