KMSH: Shqiptarë votoni, jemi të paanshëm

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, thotë se vlerëson rëndësinë e ushtrimit të votës së lirë si një e drejtë kushtetuese e çdo qytetari, ndaj i bën thirrje besimtarëve myslimanë dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që ta përmbushin këtë detyrim në qetësi qytetare dhe në respekt të plotë të normave më të bukura që ne trashëgojmë.

“Në përmbushje të funksionit të tij institucional ndaj besimtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh paanshmërinë ndaj spektrit politik, si dhe distancohet ndaj çdokujt që përdor emrin e KMSH dhe tenton të flasë në emër të fesë për efekte elektorale”, – thotë një deklaratë e lëshuar sot nga KMSH.

“Ne inkurajojmë të gjithë besimtarët të shprehin të drejtën e tyre ligjore përmes votës së lire, sikurse ata individualisht e gjykojnë të arsyeshme, për të dhënë kështu kontributin për qytetin e tyre”, – përfundon qëndrimi zyrtar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë./noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button