Ndryshime të reja në Facebook, ja çfarë do të shikoni më shumë në kryefaqe

Po të flasim përsëri për algoritmin Facebook, një aspekt i padukshëm i rrjetit social, por që përbën një pjesë shumë të rëndësishme të vënies së tij në punë, në lidhje me mekanizmin që vendos se çfarë do të shikojmë në dhe çfarë nuk do të shikojmë në kryefaqe.

Zona qendrore dhe ndër më kryesoret në Facebook do të ndryshojë sërish falë një algoritmi të ri që do të aplikohet, ose më mirë të themi do të modifikojë veten e vet, duke qenë se ekziston tashmë një algoritëm i mëparshëm.

Ansha Yu e Sami Tas, dy inxhinierë informatikë të shërbimit Facebook, kanë shkruar në blogun zyrtar të rrjetit social se algoritmi do të zgjedhë dhe organizojë mbajtjet e seksionit ‘Njoftime’ të çdo profili të rrjetit social, i cili do të pësojë ndryshime.

Duke nisur nga javët e ardhshme, do të merret parasysh koha që përdoruesit do të kalojnë për të parë përmbajtjen e një njoftimi të caktuar, i cili do të kalojë më pas në pjesën e poshtme të faqes. Në këtë mënyrë, shkruajnë Yu e Tas, ‘do të mund të jemi në gjendje të pozicionojmë postime të ngjashme me ato të zgjedhura tek Njoftimet”. /tesheshi.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button