Konferencë: Pjesëmarrje më e madhe e grave në misionet e sigurisë

Maqedonia në planin ndërkombëtar ta afirmojë pjesëmarrjen e grave në misionet e NATO-s dhe  përfaqësimin në institucionet, porositën sot ekspertët në
konferencën dedikuar “Implementimit të UNSCR 1325: platformë efektive për tejkalimin e sfidave ekzistuese të RM-së në përpjekjet për kontributin ndaj paqes botërore”, në organizim të Këshillit euroatlantik të Maqedonisë në bashkëpunim me Ambasadën britanike.

“Kombet e Bashkuara disi janë bllokuar me implementimin e kësaj Rezolute në një pjesë të madhe në shoqëritë pas konflikteve ku kanë probleme të mëdha me dallimet kulturore dhe
barriera të pranimit të grave. Duke e pas parasysh faktin se Republika e Maqedonisë ka përvojë intensive, e ka institucionalizuar këtë fenomen prania e grave në analizat e sigurisë dhe duke i ditur analizat e raportit të fundit të KB-së për këtë rezolutë, dëshirojmë të ofrojmë një platformë me të cilën do të mund ose të përfshihemi më intensivisht në proceset e KB-së në këtë pjesë ose të njëjtat t’i japin si rekomandime”, theksoi profesori Metodi Haxhi Janev, përfaqësues i Këshillit euroatlantik.

Në lidhje të pjesëmarrjes së grave në misionet dhe në strukturat e sigurisë, Haxhi Janev tha se situata në Maqedoni është e shkëlqyer. Kryetari i Këshillit euroatlantik Rizvan Sulejmani tha se është e nevojshme që Maqedonia të afirmohet me atë se edhe gruaja mund shumë të kontribuojë në atë që do të thotë paqe edhe në kornizat botërore. “Gruaja ka disa përparësi në atë që do të thotë sensibilitet gjegjësisht pjesëmarrje për mbajtjen e
paqes dhe afirmim të paqes veçanërisht në vendet e pas konfliktit, ku çdoherë gruaja vjen në shprehje”, deklaroi Sulejmani.

Përfaqësimi i grave në përbërjen e ARM-së është prej rreth 8 për qind dhe në Ministrinë e Mbrojtjes me 34,6 për qind është në nivel të vendeve të NATO-s siç janë Norvegjia dhe Suedia. Por numri i grave nuk e ndjek këtë proces. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Sasho Stefanovski theksoi se për Maqedoninë, sfidë shtesë paraqet edhe realizimi i Qëllimit të ri partner-G4590-Barazi gjinore dhe perspektivë e cila është ngushtë e lidhur me implementimin e pikave nga Rezoluta 1325, por edhe nga nevojat e forcave të NATO-s të shprehura në Planin e akcizës të ANTO-s për implementimin e Rezolutës 1325 dhe dokumente të ngjashme. 

Back to top button