Recension: Еkspertët: Frika e Zaevit nga zgjedhjet i shkatërroi negociatat

 

Ky tekst është përplot me anshmëri dhe tendenciozitet. Ai le përshtypje sikur është bërë me qëllim të caktuar që më parë për ta akuzuar liderin e opozitës se i ka “minuar” negociatat në Bruksel (10.06.2015), për shkak se, gjoja, frikësohet nga ballafaqimi zgjedhor. Me gjasë edhe zgjedhja e dy analistëve është bërë që ta mbështesin këtë tezë, me ç’rast mendimi i tyre mbivlerësohet aq shumë sikur të bëhej fjalë për qëndrimin e gjithë ekspertëve. E kjo, që në fillim me titullin pretencioz: “Еkspertët: Frika e Zaevit nga zgjedhjet i shkatërroi negociatat”, me të cilin faktikisht manipulohet publiku.

http___www.telegraf.mk_aktuelno_makeLinku deri te artikulli origjinal: Еkspertët: Frika e Zaevit nga zgjedhjet i shkatërroi negociatat

Data dhe koha e publikimit: 11.06.2015

Data e recensionit: 12.06.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

NË VIJË TË NJËJTË ME KRYEMINISTRIN

Artikulli shfrytëzon burime precize të informatave, mirëpo ato janë të njëanshme. Të dy еkspertët janë të njohur për qëndrimet e tyre kritike ndaj оpozitës, kështu që një pjesë e mirë e publikut nuk i përjeton si objektive.

Qëndrimet e tyre të shprehura në tekst përputhen me deklaratën e kryeministrit, të dhënë pas bisedave 12 orëshe të katër liderëve partiakë me ndërmjetësimin e komesarit Johanes Han në Bruksel.

“Zaevi as që dëshironte të arrihet marrëveshje, e as që erdhi për këtë. Njeriu nuk erdhir që të merret vesh, por edhe të mos merret vesh. Frikësohet nga zgjedhjet. E di se zgjedhjet e ardhshme do të përjetojë fiasko të vërtetë, do ta përjetojë humbjen më të madhe të LSDM-së në histori. As nuk dëshiron të arrijë marrëveshje, as zgjedhje nuk dëshiron të ketë…”

 

“… Ai dëshironte që të mos arrihet marrëveshje. E para që të mos shkojë në zgjedhje, dhe e dyta t’i bëjë dëm sa më të madh ekonomisë së vendit…

 

“…Аtmosfera që e krijoi gjatë ditëve të fundit tregonte se nuk dëshiron që të arrihet marrëveshje… Brifingjet që i emitonin, intervistat që i jepte tregonin se do të shkojë në variantin që të mos arrihet deri te marrëveshja…”

 

“…Sikur të ishin të sakta ato spekulime, në mesin e të cilave edhe kjo për qeverinë teknike, sonte do të kishim marrëveshje. Pse nuk kemi marrëveshje? Për shkak se të gjitha shpekulimet që i morët nga ana e LSDM-së  nuk ishin të sakta” (Gruevski)

Në tekstin që e recensojmë Karakamisheva dhe Mirçevi, në fakt, vetëm i konfirmojë kritikat e këtilla të Gruevskit, të adresuara deri te Zaevi.

 

ANSHMËRI E THEKSUAR

Është e qartë se në këtë tekst joobjektiv nuk është planifikuar pala e dytë në tregim. Prandaj, aspak nuk përmemdet deklarata e kryetarit të socialdemokratëve, ose сkomunikata e LSDM-së . Kështu, publiku nuk mund të lexojë se çka thotë opozita për dështimin e negociatave në Bruksel. E sipas LSDM-së:

“Nuk është plotësuar kushti për çështjen thelbësore për hapjen e negociatave, organizim të qeverisë të cilën nuk do ta udhëheqë Nikolla Gruevski” 

Teksti është i shoqëruar edhe me elemente komentuese – të futura si mendime të ekspertëve. Ai është politkisht jokorrekt, i paramenduar dhe i plasuar që t’i bëjë dëm opozitës dhe liderit të saj. Qëllimi i diskreditimit vërehet që në fillim dhe fryma e tillë vazhdon deri në fjalinë e fundit.

Shikuar nga aspekti profesional, pika e vetme e ndritshme janë fotografitë me të cilat është ilustruar kjo përmbajtje e anshme mediatike, ku kanë dështuar parimet e gazetarisë së drejtë etike.

Lajme të ngjashme

Back to top button