Çeku: Nuk ka rrezik për sigurinë e Maqedonisë nga ana e Kosovës

“Në Kosovë është qetë dhe pse në veri të vendit ka individ dhe grupe të cilët herë pas here krijojnë tensione, por nuk ka kurrfarë rreziku nga ana e vendit tonë për sigurinë e Maqedonisë”, ka theksuar ministri i forcave të sigurisë së Kosovës Agim Çeku, gjatë takimin me ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë Talat Xhaferi.

Ministri kosovarë është në vizitë njëditore në Maqedoni, ku me kolegun e tij Xhaferi, nënshkruan një sërë marrëveshje bashkëpunimi ndërministrorë për mbrojtje dhe bashkëpunimin teknik.

Një ndër marrëveshjet që Kosova ka me Maqedoninë është edhe shkollimi i oficerëve kosovarë në akademinë ushtarake maqedonase.
“Bashkëpunimi jonë me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, është shumë e rëndësishme jo vetëm për dy vendet tona, por edhe për sigurinë e gjithë regjionit”, theksoi ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button