Taylor Swift do të takojë prindërit e Harris

Kanë fare pak javë së bashku, por lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më e fortë. Këtë e tregon edhe fakti se Taylor Swift pritet të takojë prindërit e të dashuri të saj, Dj. Calvin Harris.

25 – vjeçarja do të takohet me ta pas disa ditësh pasi do të jetë në Britani në turneun e albumit “1989”.

Një burim tha për “Dailystar” se ky takim do të mbahet më 23 Qershor në Glasgow. Sipas gazetës, Harris ka planifikuar një mbrëmje të veçantë duke prenotuar një ambient privat për darkën.

Çifti Swift – Harris, pritet gjithashtu që të nisen në një udhëtim romantik në fund të këtij muaji.

Lajme të ngjashme

Back to top button