Dalin në pah detajet për Samsung Galaxy J5

Gjatë muajit maj ishin paraqitur pamjet e para të Samsung Galaxy J5 dhe Galaxy J7 në TENNA, ndërsa tani thuhet se fotot që kanë rrjedhur online janë pikërisht të këtyre modeleve të reja të telefonave, përaktësisht të modelit të ri – Samsung Galaxy J5.

Sipas Sammobile thuhet se pamjet e publikuara janë të Galaxy J5, dhe bashkë me ato vijnë edhe specifikat e pajisjes.
Samsung Galaxy J5 thuhet se do të vijë me ekranin prej 5 inç në rezolucionin HD prej 1280 x 720 pikselëve, procesorin quad core Qualcomm Snapdragon 410 në 1.2GHz dhe 1.5GB RAM.

Memoria e brendshme e Galaxy J5 do të ofrojë 8GB, por me mundësi zgjerimi deri në 64GB apo 128GB. Bateria e telefonit thuhet se do të jetë me 2600 mAh , ndërsa versioni i Android pritet të jetë ai i 5.1 Lollipop. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button