Dështojnë negociatat, Greqia në prag të falimentimit

Pas dështimit të negociatave për borxhin në Bruksel, Kryeministri grek, Aleksis Tsipras tha se qeveria e tij do të presë me durim kreditorët ndërkombëtarë, që të bëhen realistë.

Ai rrëzoi kërkesën për reduktim të pensioneve, duke përmendur dinjitetin e vendit. Me herët, zv/Kryeministri Janis Dragasakis tha se “propozimi i paraqitur nga Qeveria Greke ka mbuluar tërësisht deficitin fiskal, ashtu siç është kërkuar”.

Por zëdhënësi i Komisionit Evropian tha se “megjithëse u shënua progres, mbeten ende hendeqe”. Koha për arritjen e një pakti që do të zhbllokonte këstin e rradhës të Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për Greqinë po kalon.

Europa kërkon nga Greqia të reduktojë shpenzimet në vlerën e 2 miliardë eurove, për të siguruar këstin e rradhës, transmeton Indeksonline.

Ekonomisti i FMN-së, Oliver Blanshard shkruajti në blogun e tij se “marrëveshja do të kërkojë vendime të vështira me zgjidhje dhe angazhime të forta, që duhet të bëhen nga palët”.

Komisioneri Guenter Oetinger, anëtar i Partisë Kristian-Demokrate të kancelares gjermane, Angela Merkelit- tha se “nësë negociatat dështojnë dhe qeveria greke kundërshton marrëveshjen për reduktimin e pensioneve, atëherë me 1 Qershor, Greqia duhet të konsiderohet “një zonë emergjence”.

Ndërsa presioni po shtohet, tregjet greke kanë shënuar një rënie të metejshme me 6 %.

Të dielën, përmes një shkrimi në revistën gjermane, “Bild”, duke iu referuar Greqisë, zv/Kancelari gjerman Sigmar Gabriel paralajmëroi se “koha po ikën, bashkë me durimin e Europës.” /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button