Përbërësi sekret që duhet t’i shtosh sallatës

Një studim i fundit i publikuar në “Clinical Nutrition” ka vërtetuar se shtimi i vezës në sallatë me një shumëllojshmëri perimesh të freskëta është një metodë efektive që ndihmon në reduktimin e yndyrës së tepërt dhe në uljen e inflamacionit. Vezët e konsumuara së bashku me zarzavatet e freskëta mund të rrisin vlerën ushqyese dhe mund të të ndihmojnë të arrish të mbash një dietë të shëndetshme, për shkak të përmbajtjes së karotenoideve.

Karotenoidet janë substanca me pigmente të natyrshme që ndodhen tek bimët dhe trupi ynë i konverton ato si antioksidantë. Në këtë lloj sallate të përdorur me vezë, kaotenoidet gjenden me shumicë. Gjithashtu në këtë sallatë gjenden edhe beta-karoten, alfa- karoten, lutein, ku shumicën prej tyre e gjejmë tek vezët. Kjo sallatë, përveç vezës së zier, përmban edhe spinaq, domate, karota dhe erëza, si piperi i zi.

Studimi u realizua me individë të shëndetshëm, të cilët u ndanë në tre grupe dhe konsumuan tri sallata të ndryshme, (grupi 1 konsumoi sallatën pa vezë, grupi tjetër sallatën me një vezë të fërguar dhe grupi tjetër sallatën me tri vezë të fërguara). Pas studimit, u vërejt se individët që kishin konsumuar më shumë vezë tek sallata e tyre kishin një rritje progresive të thithjes së karotenoideve, pikërisht nga sallata me perime dhe me tri vezë.

E veçanta e kësaj sallate, përveç vezës, është edhe përdorimi i perimeve të gjalla dhe kjo është pjesa që i dallon këto sallata nga llojet e tjera të sallatave.  Nuk ka asnjë tregues se çfarë duhet të hamë. E rëndësishme është të hahen ushqime ose perime që përmbajnë shumë ose janë të pasura me karotenoide.

Një gjë tjetër e rëndësishme që nuk duhet anashkaluar është kujdesi që duhet të tregosh me masën e sallatës dhe të vezëve që do të bashkosh me të. Nëse një sallatë është shumë e madhe, atëherë mund ta konsumosh atë në një vakt tjetër më vonë, ose mund të ndryshosh përbërësit e saj çdo ditë, por gjithmonë duke ruajtur pak pjesë të vezës, sepse ajo ka përmbajtje më të madhe të substancës karotenoide.

Ndërsa konsumon lloje të ndryshme sallatash, sidomos në sezonin e verës, kjo është sallata më e rekomanduar nga dietologët, sepse me anë të saj rrit vlerat ushqyese dhe qëndron larg sëmundjeve të ndryshme që mund të vijnë nga një dietë e paekuilibruar ose nga ngrënia e ushqimeve të pakontrolluara.

Megjithatë, mos harro që këto lloje sallatash mund t’i kosumosh edhe me vaj ulliri, sepse ai përmban po të njëjtat vlera ushqyese si veza dhe është shumë i shëndetshëm. Vaji i ullirit të mbron nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare dhe kancerogjene, të cilat kanë marrë një zhvillim të madh kohët e fundit. Prandaj më e mira që mund të bësh për shëndetin tuaj është konsumimi i sallatave të ndryshme me përbërësit e duhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button