BIK-u e përjashton për një vit Hoxhë Irfan Salihun

Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu i cili pati deklaruar se gjatë viti 1445 Kosova popullohej me vetëm një për qind shqiptarë është përjashtuar nga puna për një vit nga BIK-u.

Deklarata e tij, e cila pohonte pretendimet e historisë serbe mbi popullimin e Kosovës me shqiptarë i ka kushtuar këtij imami që kur u bë publike në media.

Pas publikimit të video-deklaratës së tij, në prill të këtij viti, Irfan Salihu fillimisht u suspendua nga puna nga Bashkësia Islame e Kosovës për tu shkarkuar përfundimisht katër muaj më pas nga Komisioni Disiplinorë i këtij institucioni.

Lajmin për përjashtimin e tij e kanë konfirmuar burime zyrtare brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, duke treguar se një vendim i tillë është marrë nga gjysma e javës së kaluar dhe vlen për një vit.

“Në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, kurse turqit i paskan sjellë shqiptarët në Kosovë dhe më pastaj u kanë dhënë toka atyre”, ishte kjo deklarata e Irfan Salihut e dhënë para xhematit të tij në Prizren, ku edhe shërbente si imam në njërën nga xhamitë e qytetit.

Ndaj kësaj deklarate menjëherë, pati reagime të shumta. Disa imamë të BIK-ut e patën kundërshtuar fuqishëm hoxhë Irfanin dhe deklarimet e tij duke u distancuar nga qëndrimet e tij, përderisa kishte edhe nga ata që e mbështesnin.

Gazeta serbe “Kurir” atë kohe kishte shkruar me tone lavdëruese për Hoxhën i cili sipas tyre kishte arritur ta shokonte opinionin shqiptar. /telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button