MPB: Greqia fajtore për fluksin e emigrantëve!

Çdo ditë e më shumë emigrantë hyjnë në territorin e Maqedonisë. Institucionet duken të pafuqishme për tu ballafaquar me këtë dukuri. Për Ministrinë e Brendshme, fajtore është Greqia, e cila lejon emigrantët të hyjnë në Maqedoni. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski pranoi edhe gjendjen e mjerueshme në qendrat e pritjes duke thënë se shteti ka aq mundësi për të ofruar. Madje Kotevski apelon që Organizatat humanitare të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve për emigrantët, transmeton Alsat-M.

‘Personat mbahen ose për të vërtetuar identitetin apo pasi që janë dëshmitarë në ndonjë procedurë penale. Interes i përbashkët edhe për ata persona edhe për neve si MPB është që këta persona sa më shpejtë të bëjnë kërkesë për azil dhe të transferohen në qendrën e azilit në Vizbeg. Për fat të keq kapacitetet dhe mundësitë janë aq por neve jemi të hapur për çfarëdo lloj ndihme të ndonjë organizate joqeveritare që shpreh dëshirë për ndihmë të sinqertë. Ky problem në Maqedoni nuk buron nga vendi, kryesisht është bartur nga fqinji jugor Greqia’, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button