Misini: Të punësuar në MPB janë të përfshirë në kriminalitet me emigrantët

Pa tendë, pa dyshek, vetëm me një çantë dhe me shishe uji, sikur emigrantët të cilët kalojnë nëpër Maqedoni, analisti Suad Misini prej mbrëmë është në grevë urie para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Ai thotë se vajtjet e njerëzve që kalojnë nëpër shtetin tonë janë aq të mëdha sa që duhet të reagohet shpejtë. Ata janë të ekspozuar ndaj krimit, dhunës, vjedhjeve, përdhunimeve dhe kushteve çnjerëzore në kampin e përqendrimit. Misini tha se Ministria e Punëve të Brendshme duhet ta parandalojë këtë gjë.

Ai apeloi Qeverisë që në seancën e sotme ku do të shqyrtohen ndryshimet e ligjit për azil, t’ju lejohet emigrantëve që lirshëm të lëvizin dhe të shfrytëzojnë transportin publik në territorin e Maqedonisë.

“Një nga kërkesat është që MPB të ndërmarr masa që do ti mbrojë këta njerëz nga krimi, sepse ka njerëz që punojnë në MPB dhe në institucione të tjera të shtetit që janë të involvuar në krim. Kemi dëshmi për vjedhje, dhunë, terrorizim, dhunim”, deklaroi Misini.

Lajme të ngjashme

Back to top button