Emocionuese: Propozim martese nga një dhomë spitali (Video)

Një dhomë spitali është shndërruar këtë herë në një vend mjaft romantik.

Amerikani Lucas D’Onofrio, i ka propozuar për martesë të dashurës së tij Tamara Bruzzo, pikërisht nga ky ambient, në ditën e fundit të kimioterapisë së saj. Vajza ishte diagnostikuar nga një tumor dhe mjekët i kishin rekomanduar 6 seanca kimioterapie. Kur ajo u paraqit në spital për seancën e fundit, u përball me këtë dhomë të zbukuruar me lule dhe zemra të kuqe nga i dashuri i saj.

“Propozimi im për dashurinë time që nga gjimnazi” është titulli i videos, me të cilën amerikani Lucas D’Onofrio i ka kërkuar të dashurës së tij të martohej me të. Ndonëse e lodhur nga përdorimi i ilaçeve, e dashura e D’Onofrio-s s’mund të kishte përgjigje tjetër veç PO-së në këtë propozim të pazakontë, por shumë emocionues. Ndiqni videon.

Lajme të ngjashme

Back to top button