fbpx

Vjedhie e rëndë në Tetovë

42-vjeçari B.C nga Tetova ka paraqitur në polici se në periudhën prej 11 deri më 14 të këtij muaji, persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij që ndodhet në rrugën “Bane Stefanovski” në Tetovë, njofton SPB-Tetovë.

Ata kanë shfrytëzuar mungesën e familjarëve të shtëpisë të cilat nuk ishin në shtëpi dhe nëpër derën e hapur kanë hyrë brenda, pastaj janë ngjitur në dhomat e gjumit në katin e dytë dhe nga sirtarët kanë arritur të marrin sasi ari me vlerë prej 5000 euro dhe një sasi të hollash prej 500 eurosh. Pas konfiskimit, pa u vënë re nga askush, ata janë larguar nga shtëpia, duke shkaktuar një dëm të përgjithshëm, i cili sipas paraqitjes janë vlerësuar në 10 mijë euro.

Policia heton rastin.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close