SHBA do të intervenojë për krizën e Maqedonisë: zyrtarja e lartë e DASH vjen në Shkup?

Pas dështimit të Bashkimit Europian dhe mosbesimit të Zoran Zaev ndaj Komisionerit Johannes Hahn, në lojë është futur vrullshëm SHBA, shteti i cili ka qenë protektori i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë pas largimit nga federate e dikurshme jugosllave, shkruan portali tesheshi.

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, e ngarkuara për Europën, Victoria Nuland, pritet të përfshihet në procesin e zgjidhjes së krizës në Maqedoni.

Nuland pritet të zhvillojë negociata intensive në Shkup me të gjitha palët, por duke qenë në një front së bashku me Bashkimin Europian dhe jo duke e përjashtuar Brukselin.

Ndihmës sekretarja amerikane  gjatë vizitës së fundit në Shkup deklaroi se qeveria por edhe investitorët e huaj duhet të kthejnë vëmendjen për investime dhe zhvillim në rajonet e banuara me shqiptarë në Maqedoni.

“Ne biseduam edhe gjetjen e mundësive për ta thelluar dhe përmirësuar bashkëpunimin, duke përfshirë edhe rajonet e banuara me shqiptarë . Këtë duam ta bëjmë përmes investitorëve tanë, kompanive dhe me këtë të përforcojmë integrimin ekonomik në rajon, për faktin se kjo do të sjellë forcë dhe prosperitet, si dhe rritje për të dy komunitetet”, deklaroi Nuland gjatë vizitës së saj të fundit në shtator të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button