Arrestime të mëdha në Serbi, 29 policë, 9 doganierë dhe një qytetar

Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme serbe, nga Sektori i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me Prokurorinë për krimin e organizuar, të ndihmuar edhe nga Administrata Doganore, Drejtoria e Policisë dhe Departamenti i Teknologjisë së Informacionit, arrestua nga 29 oficerë të policisë, nëntë oficerë të doganave dhe një qytetar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës të MPB-së serbe, policët dhe doganierët e dyshuar, në vendkalimin kufitarë Baçki Breg pranë Somborit, si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, gjatë ndërrimit të tyre nuk kishin ndërmarrë masa brenda juridiksionit të tyre për parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera penale, por si një grup i krimit të organizuar kishin marrë para për vete dhe dhurata për anëtarët e grupit.

Kundër të arrestuarve është paraqitur kallëzim penal nga Prokuroria për krim të organizuar, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se, në 15 muajt e fundit, kanë kryer disa krime: shoqërim për të kryer vepër penale, shpërdorim të detyrës, ryshfet, etj.

Nga aksioni policorë, i cili u krye në bashkërendim me Shërbimin Kombëtar për Mbrojtje të MPS-së hungareze, është penguar kontrabanda e mallrave me akcizë në BE dhe keqpërdorimi i regjimit pa viza për qytetarët e Republikës së Serbisë, duke verifikuar ose mos verifikuar dokumentet e udhëtimit, në prani ose pa prani të mbajtësit të dokumenteve të udhëtimit, theksohet në tekstin e mëtejshëm të deklaratës.

Lajme të ngjashme

Back to top button