DOM: Shteti të sillet në mënyrë njerëzore me emigrantët

DOM i ftoi të gjithë institucionet lokale, shtetërore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Maqedoni, urgjentisht të organizojnë një qasje njerëzore ndaj emigrantëve të cilët po e kalojnë vendin tonë.

Më këtë gjë, thuan nga partia, nënkuptohet një rregullativë ligjore, por edhe angazhim i të gjitha institucioneve në kuadrin e kompetencave të tyre.

“As me rregullativën e tanishme nuk është e lejueshme torturimi, vjedhja, keqpërdorimi dhe të gjithë punët e frikshme që po i ndodhin këtyre njerëzve, pasi që Maqedonia është nënshkruese e konventave ndërkombëtare me të cilat obligohet që ta mbroj jetën dhe dinjitetin e secilit njeri që do të gjendet në territorin e saj”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Back to top button