Fushatë e nxehtë në Pogradec, ministrja Gjosha i’a merr valles me nxënës e mësues

Nuk kanë të ndalur sulmet ndërmjet palëve kundërshtare për zgjedhjet e 21 qershorit. Teksa ministrja Klajda Gjosha hedh valle me flamurin e PS dhe LSI në Pogradec, kjo është parë me një sy kritik nga kandidati i PD për kryetar Bashkie.

Ministrja e Integrimit ka qënë në Pogradec, pjesëmarrëse në një takim elektoral me kandidatin e mazhorancës për këtë Bashki. Foton në fjalë e ka postuar në rrjetet sociale kandidati i PD për kryetar i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Qemal Kapri.

Lidhur me këtë çështje ai shkruan: “Fushata elektorale e LSI në Pogradec, me prezencën e ministres Klajda Gjosha, përdor mjediset e shkollave, stafin pedagogjik dhe nxënësit në zonat rurale”.

Lajme të ngjashme

Back to top button