Vizita e Tomisllav Nikoliç në Sarajevë mund të shtyhet

Vizita zyrtare e presidentit serb Tomislav Nikoliç në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila ishte paralajmëruar për nesër, më 16 qershor, mund të shtyhet. Kjo për Anadolu Agency u konfirmua nga kabineti i Presidentit të Serbisë.

Siç bëhet e dituar nga kabineti i Nikoliçit, anëtar i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç ka sugjeruar këtë mëngjes Nikoliçin që vizita të shtyhet, me mundësinë e realizimit në kushte më të favorshme politike.

Nga Sektori për media i Presidentit të Serbisë është thënë se tani për tani, zyrtarisht nuk ka asgjë konkrete, apo informacion zyrtar  rreth shtyrjes së vizitës, ndërsa rreth kësaj më shumë do të mësojmë gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Back to top button