Prokuroria e Zvicrës sot për të parën herë do të reagojë rreth korrupsionit në FIFA

Prokurori Federal i Zvicrës sot për herë të parë do të flasë publikisht në lidhje me rastin e hetimeve për korrupsion në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga zyra e prokurorit Federal, Michael Lauber u njoftua se prokurori sot do të flasë publikisht në Bernë, në lidhje me hetimet e korrupsionit, që kanë të bëjnë me kampionatet botërore të cilat do të mbahen në Rusi më 2018 dhe Katar më 2020.

Me urdhër të Prokurorisë, më 27 maj u kontrolluan zyrat e FIFA-s në Zyrih. Në të njëjtën ditë është kryer edhe një bastisje në një hotel po në Zyrih, ku u arrestuan shtatë zyrtarë të cilët ishin akuzuar për shantazh dhe ryshfet.

Rasti hetohet në lidhje me keqpërdorimin e pozitës në menaxhimin e FIFA-s dhe të pastrimit të parave gjatë fushatës se udhëhequr nga Rusia dhe Katari gjatë nominimit për kampionatin botëror.

Gjatë hetimit, Lauber do të përdorë raportin të cilin e kishte shkruar ish-prokurori i FIFA-s, Michael Garcia.

Lajme të ngjashme

Back to top button