VMRO-DPMNE e gatshme për zgjedhje të reja

VMRO-DPMNE ka theksuar se është e gatshme për çdo datë për mbajtjen e zgjedhjeve deri në muajin prill të 2016.

Ky qëndrim ka dalur edhe nga Komiteti qendror i kësaj partie që mbajti mbrëmë një mbledhje në Ohër lidhur me zhvillimet aktuale.

“Ne jemi të gatshëm për zgjedhje në çdo kohë deri në prill ashtu siç jemi marrë vesh dhe kemi nënshkruar marrëveshjen e 2 prillit. VMRO-DPMNE si parti gjithmonë ka për bazë aktivitetet e saj dhe përkrahjen e popullit”, deklaroi koordinatori i kësaj partie, Ilija Dimovski.

Sipas tij, vendi është sjellë në një situatë që një parti vazhdimisht humb zgjedhjet, dhe më pas nënvlerëson shtetin dhe shkakton krizë politike, duke shpresuar siç tha ai që pa zgjedhje dhe pa përkrahjen e qytetarëve të fitojnë pozicione për interesat e tyre.  Ai theksoi se opozita po dëmton imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare dhe në planin ekonomik.

Lajme të ngjashme

Back to top button