Fushata filloi, punësime masive nëpër spitale

Qeveria në mënyrë masive po shpërndanë vendime për të gjithë vullnetarët e punësuar nëpër institucione dhe që marrin paga mujore minimale, në formë të honorareve. Janë me mijëra të punësuar të kësaj kategorie dhe se bëhet fjalë kryesisht për aktivistë partiak të dy partive VMRO-DPMNE dhe BDI.

Vendimet për punësime të rregullta gjatë javës së kaluar janë shpërndarë nëpër spitale dhe institucione të tjera shëndetësore si në Shkup, Gostivar, Ohër dhe vendbanime të tjera, ndërsa ministri i shëndetësisë ka planifikuar që të vazhdohet edhe me spitalet e tjera. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë ndarë 113 vendime për punësime të rregullta në Spitalin “8 shtatori” në Shkup, ndërsa në fazën tjetër janë premtuar vendime për 210 të punësuar të tjerë si vullnetarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button