Me presh në dorë!

Ekskluzive:

Partnerët e koalicionit VMRO DPMNE dhe BDI, janë shndërruar në “Bilderberg” grup, për dallim prej tyre për veç se dihet ku i realizojnë takimet, veç më është e fshehtë publike se për çka edhe bisedojnë aktualisht.

Këta partnerë politik si duket duan të luajnë me kartën e zgjedhjeve të parakohshme por jo ato të mbahen në prill 2016-të ,sipas një dakordimi por më shpejtë ato të realizohen në shator-tetorë-2015-të.

Kjo me të vetmen arsye sepse nuk janë të gatshëm të përballen me sfidën që zgjedhjet e parakohshme ti organizojë dhe përgatit një qeveri kalimtare ,qoftë ajo të jetë teknike apo ekspertësh.

Kjo teoritikisht edhe mundë të ndodhë, por druajnë nga fakti se janë të kapur me presh në dorë dhe në ato zgjedhje që eventualisht mund të hyjë në aventurë ky koalicion politik, nuk do të marrin pjesë të gjitha partitë politike opozitare të bllokut maqedonas dhe të bllokut shqiptar.

Me këtë, ato zgjedhje së pari nuk do të kishin kredibilitetin për të udhëhequr me shtetin si dhe do të llogariteshin skajshmërish jo-legjitime dhe kuptohet të pa pranuara nga OSBE dhe ODIRH si organizata ndërkombëtare meritore.
Kjo do të nënkuptonte se do të ishin eventualisht zgjedhje inekzistente për Bashkimin Evropian dhe SHBA-të.

Me që kjo situatë si tezë dhe anti-tezë është e njohur për këtë kupolë qeveritare, atëherë loja që do të luhet, është ajo se BDI-ja do të dalë nga qeveria kah shtatori eventualisht tetori ,me mashtrimin se gjoja e lëshuam qeverinë për të ardhur tek zgjidhja, kurse në fakt do të ishte vetëm për jetëgjatësinë politike pushtetare tëNikolla Gruevskit.

Miq të dashur, nuk është kur far çudie që BDI edhe së shpejti të largohet nga qeveria por në koordinim sistematik me VMRO-DPMNE-në, po ashtu për të realizuar këtë aventurë politike për zgjedhje.

Unë që moti kam ndarë mendimin se BDI është dashur shumë kohë më parë të largohet nga koalicioni qeveritar por për të imponuar nevojën imanente që zgjedhjet e parakohshme ti realizojë një qeveri kalimtare.

Është krejtësisht e njohur se BDI-ja si parti për këtë dekadë, në politik-bërjen e sajë dhe involvimet e funksionarëve të sajë në shpërdorime marramendëse së bashku me qeveritarët e VMRO-së, e kanë bërë këtë subjekt të jetë peng i shantazheve, dhe është e detyruar por më së shumti e besatuar të luaj sipas konstrukteve që po i harton partia e Nikolla Gruevskit ,në fakt dinastia e tij.

Sfida politike vazhdon, ata janë të kapur me preshin në dorë, nuk do të ketë mundësi as që ta fshehin e as që ta hedhin, por me preshin në dorë ashtu të stigmatizuar do detyrohen nga buldozer diplomatë të nënshkruajnë një zgjidhje që do ta ketë arsyeshmërinë politike, kuptohet për ti ndarë hajnat dhe hajninë nga ndershmëria dhe sinqeriteti në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button