USHT mori pjesë në Garat Evropiane në Badibillding dhe Fitnes në Holandë (FOTO)

Studentët dhe profesorët e Fakultetit të Kulturës Fizike të USHT-së morën pjesë si përfaqësues të reprezentacionit të Maqedonisë në Garat Evropiane në Badibillding dhe Fitnes që u mbajtën më 5-7 qershor në qytetin e Bredës në Holandë. Ky kompeticion evropian është i 6-ti me radhë që organizohet nga Federata e Badibildingut dhe Fitnesit Evropian (EBPF). Në këtë kampionat reprezentacioni i Maqedonisë ishte i përbërë prej tre anëtarëve, edhe atë, dy garuesit Nedret Jakupi dhe Besim Rushiti dhe trajneri i tyre Astrit Iseni, njëherit edhe profesor në Fakultetin e Kulturës Fizike në USHT.

USHT Bodybuilding badibillding (2) USHT Bodybuilding badibillding (3)

Dy garuesit në këtë eveniment kaq të rëndësishëm sportiv morën pjesë për herë të tretë me radhë, duke arritur të radhiten në mesin e dhjetë më të mirëve. Nedret Jakupi mori pjesë në dy kategori, edhe atë, në atletik-fizik dhe fitnes-fizik, ku kategorizimi bëhej përmes gjatësisë së trupit edhe atë -175 cm dhe +175 cm. Ai u radhit në vendin e pestë në kategorinë e atletik-fizikut. Ndërsa Besim Jakupi mori pjesë në kategorinë e badibilldingut, ku kategorizimi bëhej me anë të peshës dhe arriti që të jetë në top dhjetëshin e parë në kategorinë e badibilldingut.USHT Bodybuilding badibillding (4) USHT Bodybuilding badibillding (5) Trajneri, Mr. sc Astrit Iseni tha se për këtë kompeticion evropian ata janë përgatitur katër muaj të plota dhe se gjatë kësaj periudhe janë përmbajtur plan programit të hartuar, ku djemtë gjatë fazës përgatitore kanë kaluar në një dietë speciale të përgatitur nga ekspertë të kësaj fushe dhe gjithashtu janë përcjellur nga mjekë profesional. Sipas tij, në këtë kompeticion ka munguar mbështetja financiare nga ana e shtetit, por megjithatë ata kanë gjetur mbështetje nga USHT-ja dhe disa biznesmenë shqiptarë. “Edhe pse nuk kemi pasur ndonjë mbështetje financiare nga Federata e Maqedonisë dhe nga institucionet tjera qeveritare e komunale, në ndihmë na kanë ardhur disa miq tanë, z. Bashkim Qazimi (biznesmen shqiptar), z. Ilir Saiti dhe disa miq të tjerë, ndërsa institucioni i vetëm në Maqedoni që na ka dhënë mbështetje është Universiteti Shtetëror i Tetovës me në krye rektorin, Prof. dr. Vullnet Ameti, i cili gjithmonë i ka ndihmuar sportistët”, tha Mr. sc. Astrit Iseni. USHT Bodybuilding badibillding (8) USHT Bodybuilding badibillding (9) USHT Bodybuilding badibillding (10) USHT Bodybuilding badibillding (11)
Duke e ditur peshën dhe rëndësinë e sportit në përgjithësi, e sidomos të sportit të fitnesit dhe badibilldingut si një sport ekstrem, në të cilin me të vërtetë kërkohet shumë përkushtim i madh dhe gjithashtu një investim i mirë, Mr. sc. Astrit Iseni ka apeluar tek të gjithë sportdashësit dhe deri tek institucionet qendrore dhe ato lokale që sadopak të kthejnë kokën dhe t’i përkrahin sportistët që në të ardhmen mos të hasin në vështirësi dhe të investojnë tek ata, ngase sportistët janë ambasadorët më të mirë të cilët më së miri mund t’i promovojnë vlerat e një vendi.USHT Bodybuilding badibillding (12) USHT Bodybuilding badibillding (13) USHT mori pjesë në Garat Evropiane në Badibillding dhe Fitnes në Holandë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Back to top button