Kosova vendi me i izoluar në Evropë!

Vendi ynë edhe  pas 16 viteve çlirim nga  okupatori  serbo-sllav dhe  mbas 7 viteve si shtet i pavarur dhe sovran mbetët vendi me i izoluar në Ballkan dhe Evropë, ku qytetaret e saj nuk mundë të lëvizin pa viza  në asnjë shtet të Bashkimit Evropian apo edhe me  larg.

Pse, ndodh kjo? Ku qëndron problemi? Fakti qëndron së krejt këto probleme, këto parregullsi i kemi si pasojë të lidershipit tonë që nga  paslufta e këndej, për arsye së i kemi verë në ballë kuadro jo mirë të arsimuara, të pa  përgatitura mirë për përgjegjësi madhorë të shtetit, dhe i kemi ngarkuar e stërngarkuar me punë që nuk mundë ti bartin, por përgjegjësi kemi edhe në po aq sa  elita  politike siç thotë:  Georg Orvell – kur një popull që zgjedh në krye të vendit njerëz të korruptuar, hajdut maskarenj dhe tradhtar, nuk është viktimë, është bashkëpunëtor i tyre,  andaj  ja jemi sot këtu ku jemi. Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në Evropë me regjim vizash për zonën Shengen.

Menduan të bëjmë atë me të mirën për vendin tonë, për vendet Ballkanike, për Evropën, për SHBA-në,  atë që dikur beri Gjermania me Francën pas luftës së dytë botërore,  por dështuam, qitëm hapa të ngutshëm, pa i menduar  gjerat  mirë, pa e ditur së çka po kërkojmë, filluam bisedimet  për çështje teknike me Serbinë pa asnjë kusht, pa e bërë Serbia kërkim faljen për gjenocidin që ka  bërë ndajë Shqiptarëve, pa i kthyer trupat e të zhdukurve, pastaj ato bisedime u benë politike, ku arritën kulminacionin edhe për çështje të brendshme të Shtetit tonë po negociohet me ta, duke ju hapur dyert serbëve për të lëvizur lirshëm, gjegjësisht ju dha liberalizimi i vizave, duke e fituar statusin e kandidatit Serbia sepse Evropa dëshironte që ta  mbyll një kapitull të keq në Ballkan, dikur që vetë e  kishte hapur, dhe Republika e Kosovës nuk diti të përfitoj nga kjo mundësi, edhe  pas  gjithë asaj së ishim nën mbikëqyrjen Ndërkombëtare që mbas lufta dhe shtet i pavarur që shtat vite, me  ligje të Evropës së digjitalizuar, të reformuar, nuk i plotësuam kushtet që të jemi pjesë e ofertës për Shengen, ku qëndron  problemi, kur vetë Ndërkombëtaret ishin pjesë e  pushtetit tonë, si në hartimin e  ligjeve, vendimeve, miratimeve etj etj.

Fatkeqësisht që pesë vite jemi vendi i vetëm në Evropën Juglindore jashtë procesit të liberalizimit të vizave, ku qytetarët  e  Kosovës maltretohen, presin nëpër radhët e gjata nëpër ambasada Evropiane e Botërore , për një vizë turistike, e cila besojmë që na ka  takuar para vendeve fqinje.

Mungesa e rezultateve në luftimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit pengon vendosjen e  marrëdhënieve diplomatike në mes të shtetit të Kosovës dhe  Bashkimit Evropian, ku përgjegjësia kryesore duhet të bien mbi Misionet e BE-së, UNMIK-EULEX, të cilat ishin sovrane dhe  dolën të korruptuara, të pa  përgjegjshëm, dhe jo në interes të Kosovës.

Raportuesja për viza në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon si dhe eurodeputetja, Ulrike Lunacek, i patën dërguar letër komisionares për çështje të Brendshme, Sesilia Malmstrom, me të cilën kërkuan që institucioni të cilin ajo e udhëheqë të dalë sa më parë me rekomandimin për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës, në vitin 2014, por qëllimi i tyre kishte qenë vetëm show mediatik.

Komisioni Evropian, më 19 janar të vitit 2012 fillojë dialogun për liberalizimin e vizave me Kosovën , ku udhërrëfyesi iu dorëzua autoriteteve të Kosovës më 14 qershor 2012, para 3 viteve, dhe  asgjë, duke  ja  hedhur fajet njëra tjetrës,  ku BE-ja vazhdon të kritikojë institucionet e Kosovës që nuk kanë përmbushur kriteret, ndërsa nga Qeveria e Kosovës fajin tash ia hedhin Brukselit, që nuk po e merr vendimin final për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Janë lodhur edhe  qytetarët tanë me deklarata  bosh, të lidershipit tone me  premtime, premtime premtime por  jo realizime, për  këtë arsye e  ndodhi edhe  eksodi në Kosovë, ku mbi 100 mijë banorë u larguan në mënyrë jo legale në Hungari dhe mësynë rrugës së Evropës, të cilët jetonin në kushte të mjerueshme, por  për një jetë me të mirë shitën edhe  ato çka patën dhe morën në sy botën.

Kosova është vendi të cilit i është vendosur regjimi i vizave nga më së shumti shtete, ku kosovarët renditen me vendet sikurse Jemeni, Rep.Domenikane, Rep e Afrikes Qendrore.

Si pasojë e mos liberalizimit të vizave, miliona € kanë shpenzuar dhe u janë plaçkitur qytetarët e Kosovës, nga kriminel vendor dhe të huaj, dhjetëra veta kanë humbur jetën nëpër kufi të ndryshëm, dukë kaluar në mënyrë ilegale, dukë shpresuar për një jetë me të mirë, a nuk mjafton kjo, apo ende duhet te sakrifikohemi ne kosovaret apo ndo një herë të bëhemi kurban i Ballkanit.

Kosovës si mbetët gjë tjetër, vetëm të kërkoj nga Shqipëria që të ju hapë derën dhe të ju jep shtetësinë qytetarëve të vetë nga Kosova (Shqiptarëve të Kosovës) sepse e  ka obligim moral, ashtu siç i ka  pajisur Serbia qytetarët serb nga Kosova me nënshtetësi dhe pasaportë për të lëvizur lirshëm në BE.

Lajme të ngjashme

Back to top button